Kosova e pëson humbjen e dytë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të hendbollit për femra, që po mbahen në qytetin Minsk të Bjellorusisë.

Vashat kosovare janë mposhtur të shtunën nga Turqia me rezultat të thellë, 36:17. Turket ishin dukshëm më të mira dhe e kanë mbyllur pjesën e parë me 5 gola epërsi, 15:10.

Mirëpo, ato e kanë treguar fuqinë e tyre në pjesën e dytë, duke e mbyllur lojën me 19 gola avantazh.

Albulena Kelmendi ka shkëlqyer sërish duke realizuar 7 gola, sa shënoi edhe Burneta Rama, që po ashtu ishte në formë.

Dy gola të tjera i shënoi Fitore Aliu, kurse lojtaret tjera nuk arritën të shënonin, raporton zeri.info.

E tek turket, më të mirat ishin Yeliz Ozel e Neslihan Akcanca me nga 5 gola, kurse nga 4 i shtuan Sibel Karameke e Burcu Dindar.

Kosova ishte mposhtur të premten nga Zvicra me rezultat 36:21, ndërsa të dielën do ta zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të Grupit 2, ku do të përballet me Bjellorusinë, duke filluar nga ora 12:00. Kosova është e fundit në grupin e saj, pa pikë.

loading...