Kosova e përfundoi aventurën botërore me humbje

Hendbollistet e Kosovës nuk arritën asnjë pikë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2017, që u mbajt për tri ditë rresht në Minski të Bjellorusisë.

Kosova pësoi humbje të thellë me rezultat 31:13 nga Bjellorusia.

Kjo ishte humbja e tretë rresht dhe e përfunduan aventurën në vend të fundit (i katërti) me 0 pikë ose me goldallim 51:103. Përzgjedhësi i kombëtares sonë, Florent Beqiri, edhe para nisjes në Minski kishte deklaruar se do të jetë vështirë duke e pasur parasysh edhe grupin 2 që ishte tepër i fortë. Bjellorusia zuri vendin e parë me 6 pikë, duke lënë pas Turqinë 4, Zvicrën 2 dhe Kosovën me 0 pikë.