Kosova, e para në Bullgari

Në Albena të Bullgarisë nga data 22-26 korrik 2015 u mbajt Turneu i 17 Ndërkombëtar i pingpongut (17th OPEN, VETERANS INTERNATIONAL TABLE TENNIS FESTIVAL) në të cilin morën pjesë 239 pingpongistë dhe pingpongiste nga 19 vende të botës.

Edhe Kosova u paraqit në këtë festival me tre përfaqësues të cilët përfaqësuan denjësisht pingpongun kosovar.

Shkëlqeu pingpongistja e KPP Prishtina, Besire Domaniku duke fituar vendin e parë në konkurrencën e veteraneve (mbi 30 vjet), duke lënë pas vetes pingpongiste nga Rusia, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria.

photo 5