Kosova e 177-ta, shikoni se ku ndodhet Shqipëria në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar sot renditjen zakonshme mujore për kombëtaret dhe ka një lajm të mirë për Shqipërinë.

Tashmë fitojmë tre vende dhe ngjitemi në vendin e 63-të, një lajm i shkëlqyer, pas disa muajsh në rënie të frikshme.

Ishim mësuar me renditje shumë më të mirë deri para disa muajsh, por pas Europianit e nisëm shkëlqyeshëm fushatën kualifikuese të Botërorit dhe patëm rënie të theksuar, me disa humbje rresht, gjë që nuk na ndodhte prej shumë vitesh. Në rënie të lirë Izraeli, që ka humbur 15 vende pas disfatës ndaj nesh, duke zbritur në vendin e 70-të në botë, shkruan sportal.al.

Ndryshe, Kosova vazhdon rënien, sepse tashmë është në vendin e 177-të në botë, 4 vende më poshtë se një muaj më parë. Një rënie logjike, duke parë se pas startit me barazim në kualifikuese, Kosova ka vetëm humbje dhe nuk po e gjen rrugën e duhur, edhe pse ka talente me shumicë.