Kosova do t’i ketë dy shtëpi futbolli, konfirmohet rikonstruktimi i “Adem Jasharit”

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar që do të fillojë rikonstruktimi i stadiumit “Adem Jashari”.

Çuditërisht, FFK nuk ka zbuluar datën e fillimit të punimeve.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë.

“Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”, aty ku nisi historia e re e futbollit të Kosovës. Më 5 mars të vitit 2014 në këtë stadium u zhvillua ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare nën patronatin e FIFA-s, Kosova – Haiti (0:0).

Në të ardhmen e afërt, ky stadium, pritet t’i nënshtrohet rinkontsruktimit të plotë, në mënyrë që t’i plotësojë standardet e UEFA-s për kategorinë e katërt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/