Kosova dhe Shqipëria i dërgojnë ftesa talentit kosovar, ai zgjedh… të fokusohet te Salzburgu!

Kosova dhe Shqiperia duket se janë në garë për një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Red Bull Salzburg në Austri, Albert Vallçi.

23-vjeçari, në një indervistë për median austriake “LAOLO”, ka konfirmuar interesin nga të dyja palët, si trajneri Challandes ashtu edhe Panucci: “Është e vërtetë që kohët e fundit kam marrë kërkesa nga federata Shqiptare dhe ajo Kosovare. Më kanë thirrur për të qenë pjesë e ekipit A”.

Gjithsesi, mbrojtësi i gjatë 1.91 metra, i cili që nga janari ka kaluar tek Salzburgu nga ekipi Uaker Insbruk, deklaron se për momentin është i fokusuar tek kjo aventurë e re që ka nisur, dhe se do të fokusohet vetëm aty.

“Kam ardhur së fundmi tek Salzburgu, dhe pavarësisht se kam pasur një nisje të mirë, dua të fokusohem vetëm tek ky ekip për momenti” – u shpreh Vallçi, duke lënë të kuptohet se për të rëndësi ka rritja personale për momentin, më pas të bëjë zgjedhjen se për cilën përfaqësuese do të luajë.

Qendërmbrojtësi Vallci, ka një të kaluar tek ekipe të vogla në Austri, ndërkohë që vetëm në janar bëri hapin e madh duke kaluar tek Salcburgu. Ai është i pajisur edhe me pasaportën austriake.