Kosova “dërmon” Moldavinë, rezultat super i lartë (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës U-20 në basketboll ka shënuar fitore bindëse ndaj Moldavisë në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Djelmoshat tanë triumfuan 102:46, duke treguar dallim të madh në cilësi, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës, në faqen zyrtare të saj në Facebook.

Ndeshja u zhvillua në Oradea të Rumanisë, aty ku po zhvillohet Kampionati Evropian.

Një ditë më parë Kosova u mund keq nga Kroacia, 100:42.

kosovaau20 KosovaU-20