Kosova ‘dërmon’ Maqedoninë (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës në volejboll në grupmoshën U18, e ka nisur me fitore aventurën e saj në kampionatin ballkanik për këtë grupmoshë.

Në ndeshjen e parë të Grupit, Kosova mposhti bindshëm Maqedoninë me rezultat 3:0.

Në setin e parë, volejbollistet kosovare treguan forcën e tyre reale, duke e nisur me epërsi bindëse 8:2 e pastaj 16:4, para se ta fitonte këtë periudhë me shifrat 25:18.

kosovavolejboll

Skuadra e drejtuar nga Olta Kalludra arriti që të tregojë të njëjtin ritëm edhe në setin e dytë, në të cilëin poashtu e nisi shumë mirë ndeshjen për ta kufizuar Maqedoninë në vetëm 12 pikë.

Kjo ishte faza më e zbehtë e maqedoneve në këtë ndeshja, duke humbur 25:12.

kosovaaavolejboll

Seti I tretë, e tregoi vetëm formalisht ritmin e mirë të Kosovës në këtë turne.

Në këtë set, iu dha mundësia më shumë lojtareve nga banka rezervë që të tregojnë potencialin e tyre.

kosovaavolejboll kosovavolejbolll