Kosova barazon ndaj Turqisë, pësuan gol në minutën e 91-të

Futbollistet e Kosovës, grupmosha U-19, kanë përfunduar paraqitjen në eliminatoret për “Euro 2020” në vendin e fundit të grupit të 12-të.

Kosova U-19 ka luajtur në raundin e parë kualifikues, ndërsa ndeshjen e fundit e kishte të martën ndaj Turqisë.

Ndeshja e luajtur në Manavgat të Turqisë përfundoi me shifrat 2:2. Kosova e Turqia e mbyllën garën me nga një pikë, por për shkak të goldallimit më të mirë, Turqia u rendit e treta.

Kosova ka pranuar gol në minutën e 91-të për të mbetur pa fitore në këtë cikël. Në të vërtetë, Turqia kaloi në epërsi që në minutën e tretë e më pas Kosova shënoi dy herë, përmes Albulena Fejzës në minutën e 36-të dhe Anjeza Rexhepit në minutën e 67-të.

Kosova U-19 fillimisht kishte pësuar 8:0 nga Danimarka e më pas 6:1 nga Hungaria. Danimarka e Hungaria avancuan tutje