Kosova, arsyeja që drejtorit të Crvena Zvezdës i ndalohet hyrja edhe në një shtet tjetër

Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, i ka ndaluar hyrjen në Malin e Zi, drejtorit të Përgjithshëm të klubit të futbollit Crvena Zvezda, Zvezdan Terziq.

Sipas mediave malazeze Dejan Saviçeviq, e ka akuzuar drejtorin e Zvezdës se ka bërë fushatë dhe presion te ish-trajneri i Malit të Zi, Tumbakoviçit për të mos e udhëhequr ekipin kombëtar në ndeshjen me Kosovën.

Dy lojtarë të Zvezdës, Filip Stojkoviq dhe Mirko Ivaniq, si dhe trajneri Ljubisha Tumbakoviq nuk pranuan të luanin ndaj Kosovës, kjo pas presionit nga Beogradi, shkruan Gazeta Sinjali.

Saviçeviq në atë kohë tha se Terziq ishte “njeriu kryesor në Serbi që e bëri këtë duke e dëmtuar maksimalisht ekipin kombëtar të futbollit të Malit të Zi dhe Malin e Zi“, duke shpallur të padëshiruar në Mal të Zi dhe kjo u dëshmua sot kur nuk u lejua hyrja e tij në territorin e Malit të Zi.

Kujtojmë se ditë më parë edhe Kosova i ndaloi hyrjen drejtorit Terziq dhe Crvena Zvezdës të futet në Republikën e Kosovës.