Kosova apo Zvicra, Hadërgjonaj s’ka vendosur ende

Florent Hadërgjonaj ende nuk ka vendosur nëse do të luajë për Kosovën apo për Zvicrën.

Kështu ka deklaruar menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala për “GazetaOlle.com”

Sipas tij deklaratat e përzgjedhësit Albert Bunjaku se janë duke pritur rregullimin e dokumentacionit për të, janë keqkuptuar nga mediat në vend dhe se Kosova është ende në pritje të marrjes së vendimit nga lojtari.

21-vjeqari që luan me Ingolstadin në Bundesligën gjermane, kishte thënë muaj më parë se në janar do të vendos për të ardhmen e tij në Kombëtare. Ai është duke pritur thirrjen e përzgjedhësit të Zvicrës Vladimir Petkoviq, për ta marrë në Përfaqësuesen A, pasi më parë ka luajtur me të gjitha grupmoshat e reja.

Kosova duket se është në plan të dytë. /Gazeta Olle