Kosova apo Çekia, orari i ndeshjeve të ardhshme

Kosova do të luftojë deri në fund me Republikën e Çekisë për pozitën e dytë të grupit A.
Vendi i dytë siguron një biletë për Kampionatin Evropian 2020.
Tri ndeshje para fundit të ciklit kualifikues, Kosova ndodhet e treta me 8 pikë, një më pak se sa Çekia. E para është Anglia me 12 pikë, ndërsa Bullgaria e Mali i Zi ruajnë pozitat e fundit me nga dy pikë.
Në ndeshjet e ardhshme, Kosova pret Malin e Zi, ndërsa Çekia është mikpritëse e Anglisë, takime këto që luhen në tetor, shkruan Gazeta Olle.
Vendimtar për kualifikim pritet të jetë muaji nëntor. Kosova është mysafire e Çekisë, ndërsa në ndeshjet e fundit, Çekia është mysafire e Bullgarisë, kurse Kosova pret Anglinë.

11 tetor
Çeki – Angli

14 tetor
Kosovë – Mali i Zi

14 nëntor
Çeki – Kosovë

17 nëntor
Kosovë – Angli
Bullgari – Çeki

Foto: Hilmi Veliu