Koronavirusi ia ndërprenë provat futbollistit të Prishtinës, ai është “bllokuar” në Gjermani!

Një prej futbollistëve që ia ka parë sherrin pandemisë koronavirus është sulmuesi premtues vendor, Armend Gashi.

Futbollisti i cili është nën pronësi të Prishtinës por i huazuar te Vëllaznimi, ishte në prov ate skuadra gjermane, Alemannia Aachen.

Mirëpo, koronavirusi ia ndërpreu provat, kështu që ai ka mbetur në Gjermani që dy muaj.

Në një prononcim për gazetën, Gashi qartësoi situatën e tij.

“Pandemia koronavirus më ka ndërprerë provën te skuadra gjermane Alemannia Aachen. Tash e dy muaj, nuk kam stërvitur me ekipin por vetëm individualisht”, tregon Gashi për Gazetën Olle.

Gjithsesi, Gashi e ka shfrytëzuar këtë kohë për t’u përgatitur individualisht.

Ai theksoi që klubi gjerman ia ka mbuluar shpenzimet gjatë kësaj periudhe dy-mujore.

“E kam shfrytëzuar pandeminë për t’u përgatitur sa më shumë individualisht”, tregon Gashi.

“Klubi është treguar shumë korrekt duke m’i mbuluar shpenzimet”, shtoi ai.

Gashi është optimist që do t’i bindë drejtuesit e klubit për ta mbajtur në atë në skuadër. /Gazeta Olle/