Koronavirusi bën që Shkëndija të merr masa ndaj futbollistëve të tyre!

Më herët u përfol në media për një reduktim të pagave te Shkëndija, por nuk kishte asnjë konfirmim nga klubi tetovar.

Ndërkohë së fundmi mesfushori i kampionëve në fuqi të Maqedonisë së Veriut, Armend Alimi në emisionin “Java Sportive” ka konfirmuar se klubi kuqezi ka marrë masa për zbritje të pagave në këtë situatë të pandemisë me koronavirusin.

“Edhe Shkëndija solidarizohet me klubet tjera për shkak të gjendjes dhe sigurisht që do të ndjek trendin të cilën e kanë ndjekur edhe klubet tjera”, deklaroi Alimi.

Shkëndija nuk ka kaluar një edicion të mirë këtë vit pasi gjendet jo mirë në renditjen tabelore.

Kurse, edhe në garat evropiane në vitin e fundit nuk ishte paraqitur siç jemi mësuar të shohim një nga skuadrat më të organizuara shqiptare.