Koronavirus i “bën mirë” stadiumit Fadil Vokrri

Ashtu si në shumicën absolute të vendeve evropiane, panedmia koronavirus ka shtyrë edhe ndeshjet e futbollit kosovar.

Edhe pse pritej që në fundjavë ndeshjet të luhen pa shikues, dy rastet e para me koronavirus në Klinë dhe Viti kanë bërë që takimet të shtyhet, përcjellë Gazeta Olle.

E ky pushim po i bën mirë fushës së stadiumit në Prishtinë, “Fadil Vokrri”.

Tapeti i blertë po “merr frymë” më lirshëm, gjatë këtyre ditëve pa ndeshje në të.

Ende nuk dihet se kur do të rifillojnë garat, pasi që panemia koronavirus ka nisur të përhapet në ditët e fundit edhe në Kosovë.

Aktualisht numri i të infektuarve ka shkuar në 9. /Gazeta Olle/