Koronavirus | Georgina del për “shopping”, kritikohet ashpër

Kritika të shumta ka pasur në drejtim të familjes Ronaldo gjatë ditës së sotme në Portugali.

Derisa Cristiano po qëndron në karantinë pasi dy shokët e tij të skuadrës, Rugani dhe Matuidi dolën pozitiv me koronavirus, gruaja e tij është fotografuar derisa bën shoping në një qendër tregtare në Madeira.

Ajo është parë jashtë pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve portugeze që të mos dalin nga shtëpia.

Mediat në Portugali e kanë cilësuar si të pandërgjegjshëm veprimin e Georginias që mund të jetë burim i infektimit nëse kontakton me njerëz të tjerë.

Kujtojmë se Ronaldo nuk pranoi të mbyllej në Torino me pjesën tjetër të skuadrës po shkoi në vendlindjen e tij në Portugali.

Veriu i Italisë, ku edhe bën pjesë qyteti ku jeton Ronaldo është një nga vendet më të prekura nga koronavirus në të gjithë Evropën.