Korenica paralajmëron një Liri të madhe

Liria nga Prizreni synon Europën! Prizrenasit tash e sa ditë janë në valën e përgatitjeve në qytetin e Durrësit.

Ata punojnë nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi, me synime që të luftojnë për kreun e renditjes dhe për Kupën e Kosovës.

Kapiteni i Lirisë, Meriton Korenica, është i kënaqur për atmosferën në përgatitje që mbretëron në ‘Tropical Resort, si dhe është i bindur, se në pranverë do të shënojnë rezultate më të mira.

Skuadra me renome aktualisht mban pozitën e pestë me 28 pikë, ka gjashtë me pak se kampioni vjeshtor Llapi nga Podujeva, por nuk është me larg se tri pikë nga pozita e nëntë, Vëllaznimi.

meriton korenica

 

Edhe njohësit e futbollit shohin një pranverë shumë të nxehtë, qoftë te skuadrave për titull e qoftë të atyre që kërkojnë të ikin sa më larg zonës së barazhit.

Korenica tha se, në vjeshtë i mungoi fati në disa takime dhe nuk arritën më shumë pikë që të janë edhe më lart në klasifikim. Sipas tij, në pranverë nuk do të lejojnë që fati t’ua kthej shpinën sikurse në vjeshtë në disa takime.

Atmosfera është shumë e mirë, përgatitemi maksimalisht, kushtet këtu janë shumë të mira për stërvitje. Në Durrës përkatësisht të ‘Tropical Resort’ gjithçka është duke shkuar shumë mirë”, deklaroi Korenica për Bota Sot.

“Lirinë në pranverë e shoh shumë më të fortë se në sezonin vjeshtor”.

Sa i përket titullit, Korenica thotë se gjithçka mund të ndodhë.

liria korenica