Koreanët e Trepçës hanë borë!

Lojtarët e Trepçës kanë postuar një foto në facebook, ku kanë pozuar të gjithë së bashku në borë.

Mirëpo, ajo që bie në sy është njëri nga katër koreanët. Ai ka pozuar në foto me një top bore në gojë. E çuditshme, por fotoja flet më së miri.

Fusha e stadiumit “Adem Jashari”, është e mbuluar goxha shumë me borë, derisa pas tri ditësh pritet të luhet derbi me Trepçën ’89. (Gazeta Olle)