Kore raciste në ndeshjen ku po luante edhe Rrahmani: Ja çfarë ka bërë Mario Balotelli

Verona dhe Brescia kanë zhvilluar sot ndeshjen e radhës në kuadër të Serie A.

Vendasit fituan me rezultatin 2:1, përcjellë Gazeta Olle.

Por në pjesën e dytë të këtij takimi në një moment ka pasur kore raciste ndaj futbollistit italian, Maro Ballotelli.

Ky i fundit ka kapur topin me duar duke e shutuar atë drejt tifozëve të Veronës.

Kjo nuk është hera e parë që Ballotelli është cak i koreve të tilla në Itali.

Në fund, Balotelli i përshëndeti me një gol por që nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën e tij që të merr pikë nga ky udhëtim.