Kontratë për dy vjet e gjysmë, Cavani te Atletico Madrid!

Edinson Kavani ka kaluar një periudhë shumë të vështirë te PSG-ja këtë sezon, pasi është detyruar t’i shikojë shumicën e ndeshjeve nga stoli

Shkak për këtë është bërë forma e mirë që po kalon Mauro Ikardi, i cili u transferua në verë nga Interi.

Sulmuesi uruguaian nuk është aspak i lumtur me situatën në të cilën ndodhe, dhe ka filluar të kërkojë një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Sipas lajmeve të fundit, e ardhmja e sulmuesit pritet të jetë te Atletiko Madridi, pasi Simeone e do me çdo kusht në ekipin e tij 32-vjeçarin.

Thuhet se marrëveshja është shumë afër finalizimit, me lojtarin që pritet të firmosë një kontratë për 2 vite e gjysmë.