Konfirmohet përleshja pas sfidës: “Olle” ua sjellë pamjet nga therja e tifozëve

Legjendat insistojnë se u therën nga Plisat, ani pse prishtinasit nuk e pranojnë.

Kryetari i Legjendave, Bajram Bejtullahu, ka dërguar në adresë të Gazetës Olle foton e një prej viktimave.

Bëhet fjalë për tifozin Labinot Potera, që është në kryesinë e Legjendave.

Ai është therur në dorë, derisa thika iu është ngulur 4 centimetra.

Sipas Bejtullahut, numri i të lënduarve është 6.

“Ky në foto është Labinot Potera, i therur në dorë me thellësi prej 4 centimetrash”, deklaroi Bejtullahu për Gazetën Olle.

Ai konfirmoi se tifozët janë lëshuar pas tretmanit mjekësor.

“Të lënduarit janë mirë, janë lëshuar pas tretmanit mjekësor. 6 tifozë i kemi të lënduar. Kjo është marre”, shtoi ai.

Prishtinasit e kanë mohuar lajmin.

Ata kanë bërë të ditur që tifo-grupi bardhekaltër nuk është përfshirë në asnjë përleshje.

“Pasi pamë lajmin se në media po qarkullojnë titujt me shkrimet “Plisat therrin 6 tifozë të Llapit”, duam të theksojmë se të gjitha këto janë gënjeshtra, Plisat si grup nuk janë të përfshirë në këto ngjarje”, kanë mohuar Plisat.

Ndryshe, sfida Prishtina – Llapi grumbulloi edhe numër rekord tifozësh për këtë edicion.

Gjithsej 10,200 tifozë ishin të pranishëm për ta ndjekur nga afër këtë duel. /Gazeta Olle/