Konfirmohet nga UEFA: Kampion nuk do të ketë, nëse sezoni nuk përfundon!

Ekipet që aktualisht po udhëheqin kampionatin e tyre nuk do të shpalleshin si kampionë nëse sezonet do të anuloheshin, sipas presidentit të UEFA Aleksander Ceferin.

Të martën, organi drejtues i futbollit në Evropë u takua për të vendosur se çfarë të bënte me pjesën tjetër të sezonit dhe Evropianit së verës, në mesin e pandemisë aktuale Covid-19.

Euro 2020 u shty në verën e vitit 2021 ndërsa UEFA gjithashtu vendosi që sezonet e klubeve duhet të përfundojnë deri më 30 qershor, duke lënë mundësinë që ligat të anulohen nëse nuk mund të përfundojnë deri atëherë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Ceferin e ka konsideruar idenë që liderëve të ligës t’i jepet titulli është ‘lajm i rremë’. “Unë kam parë dhe dëgjuar disa lajme të rreme se Uefa do t’i këshillojë ligat që të përfundojnë kampionatet tani dhe të vendos që fituesit janë ata që janë në vendin e parë”, tha shefi i UEFA.

“Mund të them që nuk është e vërtetë. Qëllimi ynë është të përfundojmë ligat dhe ne nuk rekomanduam diçka të tillë për ndonjë shoqatë ose ndonjë ligë”.