Konfirmohet: Miroslav Klose emërohet trajner i Bayernit

Miroslav Klose do të rikthehet në Bayern Munchen. Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë do të bëhet trajner i Bayernit në grupmoshat U17, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic.

“Miro është një djalë i madh, një yll botëror i cili ka përjetuar gjithçka. Ne jemi në bisedime shumë të mira me të, dhe ne do ta marrim”, ka thënë Salihamidzic.

Klose pas përfundimit të karrierës filloi një trajnim në Shoqatën Gjermane të Futbollit. Ai është pjesë integrale e stafit të trajnerit kombëtar Joachim Loew dhe do të jetë asistent i Low-it në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Klose posedon licencën A, që ia jep të drejtën të trajnojë skuadrat nën ligën e 3’të apo ekipet e grave.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, luajti me Bayernin në sezonin 2007/11, duke shënuar 24 gola në 98 ndeshje. Me fanellën e Bayernit ai fitoi dy herë titullin kampion, dy herë Kupën “DFB Pokal” dhe humbi një finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2010.

received_10156610917683641