Konfirmohet miqësorja e parë nga klubet e njohura të Kosovës

Të enjten me fillim nga ora 16:30 do përballen Trepça ’89 dhe Llapi në “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Kjo miqësore është konfirmuar nga dy klubet.

Dy trajnerët Gugash Magani (Trepça ’89) dhe Bylbyl Sokoli (Llapi) do të kenë mundësi për ti provuar ardhjet e reja të cilat janë me bollëk në dy klubet respektive.

Njëherit kjo do të jetë edhe miqësorja e parë ndërmjet klubeve të mëdha në Kosovë që kur kanë filluar me fazën përgatitore.