Konfirmohet: Ja kur do të përballet Zvicra e shqiptarëve me Serbinë

Zvicra e shqiptarëve do të luajë me 22 qershor me Serbinë.

Shorti i hedhur në Rusi gjatë ditës së premte ku edhe do të mbahet Botërori vitin e ardhshëm, ka caktuar super sfida.

Disa nga to janë, Spanjë – Portugali, Argjentinë – Kroaci, Angli – Belgjikë apo edhe ajo mes shqiptarëve e serbëve, Zvicër – Serbi.

Zvicra e nis Botërorin kundër Brazilit, me 17 qershor në ora 21:00. Sfida e dytë do të jetë kundër Serbisë, me 22 qershor në ora 20:00.

Kurse fazën e Grupeve Zvicra e shqiptarëve do të përfundojë me 27 qershor ku do të përballet me Kosta Rikën në ora 21:00.

Dhe shpresa e tyre është që të sigurojnë biletë për fazën tjetër.

nintchdbpict000370345631-e1512142050737