Konferenca para ndeshjes: Shikoni se çka mendon trajneri i Partizanit për Skënderbeun

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Dukic dhe futbollisti Zoran Tosic kanë folur për ndeshjen e së nesërme kundër Skënderbeut të Shqipërisë.

“Nuk do të jetë faktor lodhja fizike. Nuk kemi justifikime, do të luajmë në sulm. Stojkovic besoj se do të jetë gati. Kemi patur një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit, të shohim si do të jetë situata”, tha mes të tjerash Miroslav Dukic para ndeshjes me Skënderbeun, teksa më pas analizon.

skenderbeu partizani

“Jemi të vetëdijshëm që luajmë ndaj Skënderbeut një nga dy ndeshjet më të rëndësishme në grup. Na pret një takim i vështirë, sepse Skënderbeu është i fortë dhe mjaft agresiv, gjithsesi ne duam vetëm fitoren. Nuk presim probleme në stadium. Na duhet spektakël futbollistik në një ndeshje të madhe. Duhet të flasim vetëm për futboll dhe jo për gjëra të tjera. Duhet të jemi miq dhe të afrohemi me njëri-tjetrin. Besoj dhe shpresoj të jetë një ndeshje korrekte dhe e bukur. I bëj apel publikut që të mendojë vetëm për futbollin. Nga ajo që ndodhi para tre vitesh e pësuan futbollistët dhe kombëtarja, që nuk pati mundësi për t’u kualifikuar. Do të mundohemi t’ua kthejmë mikpritjen shqiptarëve”, shtoi Dukic.

Zoran Tosiç – “Do të jetë një ndeshje e fortë, e bukur dhe shumë e rëndësishme. Nuk do ta kemi aspak të lehtë, ndaj duhet të jemi shumë të përqendruar për të marrë maksimumin e mundshëm. Në takime të tilla, një apo dy raste mund të vendosim ndeshjen, prandaj duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që do të na jepen”.

Ndeshja mes Paritzanit dhe Skënderbeut zhvillohet nesër (e enjte) nga ora 19:00.

skenderbeu partizani