Konferenca e Shqipërisë, De Biasi: Ja çfarë do të bëjë gjatë himneve

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Italisë.

“Do të jetë situatë e vështirë dhe emocionuese për mua në momentin e himneve të dy Kombëtareve”, deklaroi De Biasi.

“Edhe kur luani në plazh, luani për të fituar. Edhe nesër të dy skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv”.

“Nuk duhet ta shikoni fanellën që e keni veshur, por të fitoni për të”.

“Strakosha apo Hoxha? Këtë nuk e di, do ta mendoj më vonë”.