Kone: Jam shqiptar

Futbollisti me prejardhje shqiptare që luan për Greqinë, Panagiotis Kone, është shprehur ‘shqip’ duke thënë që kurrë nuk e harron kombin e prindërve të tij.

“Unë u rrita në Greqi, mësova dhe u bëra futbollist. Unë luaj për ngjyrat që 10 vite, por nuk do ta mohojë kurrë faktin se jam shqiptar sepse do të ishte një nënvlerësim i madh për kombin e prindërve të mi. Unë kurrë nuk jam ndjerë grek. Unë jam shqiptar dhe ju duhet të ma dini për nder që kontriboj për kombëtaren tuaj”, ka thënë ai për mediat greke, shkruan “Superliga Shqiptare”.

Kone është njëri prej futbollistëve kryesor të Greqisë në vitet e fundit. /Olle