Komuna e Skenderajt ndihmon stafin dhe lojtarët e Drenicës!

Skuadrat e Superligës së meshkujve në Kosovë në tre ditët e fundit kanë filluar fazën përgatitore për rifillimin e garave në elitën e futbollit kosovar, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për një gjë të tillë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme skuadra e Drenicës më saktë stafi i gjithë skuadrës kanë përfituar pako ushqimore nga Komuna e Skenderajt, përcjellë Gazeta OLLE.

Lajmi është bërë i ditur në njoftimin e fundit të kësaj skuadre e të cilin mund të lexoni më poshtë:

Shpërndahen pako ushqimore për lojtarët dhe stafin e KF Drenica !

Falë angazhimit të madh të kryetarit të Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, në sigurimin e shumë pakove ushqimore për banorët e Skenderajt, pako ushqimore nga këto janë ndarë edhe për KF Drenica.

Këto pako janë shpërndarë nga Komuna e Skenderajt, konkretisht nga kryetari z. Bekim Jashari, i cili një pjesë të këtyre pakove i dedikoi për të gjithë stafin dhe futbollistët e KF Drenica.

Pakot u shpërndanë në vazhdën e angazhimit të Komunës së Skenderajt , pas krizës të shkaktuara nga pandemia COVID-19, si dhe në prag të festes së Fiter Bajramit.

KF Drenica, falënderon Kryetarin e Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari për ndihmën për lojtarët dhe stafin e KF Drenica në këtë situatë.

KF Drenica
Skenderaj, 22.05.2020
Kryetarja, Mihane Bekteshi.

Shperndahen pako ushqimore për lojtarët dhe stafin e KF Drenica ! Klubi futbollistik ‘Drenica’ , në bashkëpunim me…

Gepostet von FC Drenica – Faqja Zyrtare am Freitag, 22. Mai 2020