Komuna e Prizrenit ‘harron’ fituesen e 8 medaljeve të arta

Si zakonisht Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, ka shpallur laueratët më të mirë në sport për vitin 2015.

Mirëpo, juria ‘profesionale’ e përzgjedhur për vlerësimin e më të mirëve, harroi fituesen e tetë medaljeve të arta, Stina Sallauka.

“Mirëpo ky dikasterë dhe vet Komuna e Prizrenit ka përsëritur gabimin e njëjtë sikur para një viti, kur nuk e shpalli më të mirën e vitit në kategorinë e vet, karateisten e talentuar, Stina Sallauka. I njëjti gabim, ndodhi po mbrëmë (e mërkurë), pasi Stina edhe këtë vit nuk u vlerësua nga ky dikaster dhe Komuna e Prizrenit. Siç e dijmë, Stina vetëm në vitin 2015 i ka fituar 8 medalje të arta, të gjitha me fitore dhe pa asnjë humbje. Dhe, Drejtoria për Rini, Kulturë e Sport pranë Komunës së Prizrenit ka heshtur përballë këtij realiteti, përballë kësaj kampione, përballë rrugëtimit të saj të vështirë, por me fitore të sigurta”, shkruan 04Online.info.

Po ashtu, edhe boksieri Naser Shala, që mori pjesë në Lojërat Evropiane ‘Baku 2015’ nuk u përfshi fare ndër më të mirët.

Epiteti i më të mirit i kishte takuar boksierit, Armend Xhoxhaj.

Loading...