Komuna e Obiliqit shpall sportistët e vitit

Në përmbyllje të aktiviteteve për këtë vit, Komuna e Obiliqit sot shpërbleu me mirënjohje sportistët të cilët u treguan më të suksesshmit gjatë vitit 2016.

Përveç sportistëve, komuna ndau mirënjohje edhe për trajnerët më të mire dhe punëtoret të kësaj komune për kontributin e tyre në sport.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se ndihet krenar me sportistët e kësaj komune, të cilët sipas tij, gjithmonë kanë qenë të dalluar.

Ndërsa, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sporit në Obiliq, Fitore Hashani, vitin 2016 e cilësoi kulminant sa i përket sportit në këtë komunë.

Gjatë kësaj ceremonie ndër të tjerë u shpërblyen, Festina Curri si sportiste e vitit, Enis Nasufi si tranjeri më i mirë i vitit, Gjyqtari më i mire në futboll Driton Preniqi , futbollisti perspektivë, Arlind Shabani etj.

Mysafir special në ndarjen e këtyre mirënjohjeve të komunës tonë ishte edhe, Artor Shala.
Sportist i Vitit 2016 në Komunën e Obiliqit është zgjedhur Arlind Selmanaj nga klubi i karates.