Komuna e Gjakovës me mirënjohje për Liburnin

Nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, sot në zyrën e tij ka pritur në takim përfaqësues të Klubit të Futsalit “Liburni”.

Bile, ai në emër të Kuvendit Komunal të Gjakovës, ka ndarë mirënjohje për këtë klub, për sukseset që ky klub tregoi së fundmi, i cili arriti të kalojë në fazën parakualifikuese në Luksemburg, duke mundur ekipin kampion nga ky shtet, si dhe atë nga Lituania dhe Mali i Zi, raporton “Syri Vizion”.

Etnor Emra, nga Klubi i Futsallit “Liburni” ka falënderuar Vokshin për vlerësimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës ndaj sukseseve të këtij klubi, Ai poashtu ka kërkuar mbështetje nga ky institucion lokal.

Në anën tjetër Emra ka folur për eksperiencën e klubit në ndeshjet e fundit, por edhe sfidën e radhës më 10 tetor në Kroaci, ku do të përballen me kampionin e këtij shteti.

Në takimin me nënkryetarin e kësaj komune, përveq Emrës, ishin edhe përfaqësues të tjerë të Liburnit.