Komuna e Drenasit kërcënon Feronikelin: “Turpi ju mbuloftë”

Drita – Feronikeli (1:0), e zhvilluar  sot në Gjilan ishte e kurdisur. Këtë e kanë kuptuar edhe zyrtarët e Komunës së Drenasit. Madje, njëri nga anëtarët e Kuvendit Komunal të kësaj Komune, Xhavit Drenori ka raguar në lidhje me këtë.

Ai kërcënon klubin e futbollit për ndalje të subvencioneve.

 

Ky është reagimi i plotë i Xhavit Drenorit:

“Reagim publik rreth kurdisjes së ndeshjes së KF Feronikeli, klub ky që subvencionohet për çdo vit nga taksapagues të Komunës së Drenasit përmes Kuvendit Komunal. A shitet titulli ? A shitet fytyra ? Turpi u mbuloftë ! Mora shkas pas gjithe kësaj telenovele (futboll i kursidur) që ndodhi sot në Gjilan, ku skuadra e zemrës së qytetarëve të Drenasit, që deri sot krenoheshim me rezultatet e saja, KF Feronikeli u mposht nga KF Drita nga Gjilani me nje loje që edhe pa qëne ndonje njohës i këtij sporti e vëren që ishte e kurdisur.

Në fakt, si sportdashës dhe qytetar krenar me lojrat e mira që kishte zhvilluar klubi i Komunës sonë në këtë sezon, kisha planifikuar që të udhëtoja për në Gjilan për ta mbështetur klubin e zëmres nga afër, në stadium, përderisa disa njohës të zhvillimeve në klub me njoftuan për skenarin që e pret këtë ndeshje.

E mora me rezervë këtë informatë, sado që kam një shoqëri të kahmotshme me ta dhe vendosa që të bindem vetë më këto pohime, mirëpo duke e shiquar ndeshjen live nga TV-ja (Super Sport) e jo në stadium. Lojtarët e Klubit tonë që deri dje e lënin shpritin në fushë me angazhim maksimal duke dhuruar emocione të mrekullueshme të gjithë sportdashësve të Komunës sonë dhe më gjëre, sot dukeshin si aktorë të lodhur, falcë dhe pa pikë motivi. I tillë u duk edhe vetë trajneri, i cili asnjë herë nuk doli nga stoli (banikna/koliba) e tij për ti motivuar lojtarët. Ku mund të shkojmë kështu, përveç se ti pasurojmë xhepat e disa dashakqinjëve të pangopur me pasuri?!

Klubi i zëmres së qytetarëve të Drenasit duhet të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga këta kriminel dhe dallavergjinjë, që kësaj radhe haptas e treguan fytyrën e tyre të vërtetë. Sot ashiqare manipuluan me parat e taksapaguesve tanë dhe me ndjenjat e sinqerta të sportdashësve të Komunës sonë. Tani disa fjalë nga pozicioni im prej Anëtari të Kuvendit Komunal të Drenasit. Për çdo propozim-vendim që kishtë ardhur nga Kryetari i Komunës për mbështetje financiare (subvencionim) të klubit kam ngritur zërin për Raport finaiciar të klubit.

Dy herë gjatë vitit të kaluar kishim subvencionuar klubin, të dyja herët nuk u soll asnjë dokument (projekt) se si do shpenzoheshin këto mjete dhe as raport pas shpenzimit të tyre. Këtë vit, para se të ndanim shumën prej 30.000 Eurosh, ditën e seancës së Kuvendit mu soll ai dokument vetëm mua. Kam kërkuar transparencë në mënyrë të vazhdueshme për shpenzimet e mjeteve financiare që marrin nga Kuvendi Komunal sepse si shoqëri kolektiviste që jemi në Komunën tonë, informatat po dalin, njërezit po tregojnë bile bile në mënyrë të saktë rreth dallavereve me financa në klub. Në mbledhjen e datës 27.02.2015, pika e dhjetë e rendit të ditës ishte “Propozim vendimet për subvencionimin e klubeve sportive”. Edhe këtë herë kërkova me ngul raport rreth shpenzimeve të klubit, për tu arsyetuar mjetet financiare që po i ndanim klubit.

Mëqe isha ndër më të zëshmit në këtë çështje të transparencës financiare në klub, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Naim Bazaj, më propozoi që të jem i nominuar në Kryesi/Bord të Klubit KF Feronikeli nga Kuvendi Komunal, porpozim ky që u votua nga shumica e Anëtarëve të Kuvendit Komunal, me arsyetimin se Klubi KF Feronikeli është themeluar nga Kuvendi Komunal dhe është institucion publik. Unë më dëshirë e pranova këtë nominim me arsyen e vetmë, transparencë të plotë të financave të klubit. Për çudi, kjo çështje nuk ishte futur as ne procesverbal dhe në mbledhjen e radhës, pas ngritjës së çështjes nga ana ime, Kryetari u përgjigj se ne nuk kemi të drejtë të nominojmë dikënd në Bord/Kryesi të klubit, përderisa sa më herët ishte po ai që kishte thënë të kundërtën, bile bile për të dy klubet, KF Feronikeli në futboll dhe KH Drenica në hendboll.

Sot le ta kuptojnë edhe qytetarët e Drenasit se si sado që ka orvatje të të zgjedhurve të tyre për transaprencë, dikënd me “muskuj të mëdhënjë” kjo gjë po e pengon dhe më këtë po ngulfatet çdo ditë e më tepër edhe demokracia. Në mbledhjen e radhës do kërkoj urgjentisht sqarim nga Kryetari i Komunës dhe ata faqëzitë që e kurdisën lojën sot, që të japin llogari para Kuvendit Komunal dhe para qytetarëve tanë për mjetet financiare që i kemi nda deri tani për klubin. PS.: të gjitha çshtjët që i ngrita nga pozicioni i Anëtarit të Kuvendit Komunal në Drenas, i kam të ruajtuara në mënyrë vizuele (materjale nga STAR TV-ja) dhe në procesverbale dhe të çasshsmë në çdo kohë edhe për mediat dhe prokurorinë e shtetit tonë. I shqetësuari si edhe shumë qytetarë të Drenasit, Xhavit Drenori Anëtar i Kuvendit Komunal në Drenas”.