Kompletohet Prishtina

Nga grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës (U-21), janë rikthyer Kelmendi, Bekaj dhe Boshnjaku.

Pas dhjetë ditë qëndrimi dhe pesë ndeshjeve të zhvilluara për Përfaqësuesen e Kosovës (U-21), dje mbrëmë, iu kanë bashkëngjitur skuadrës, në hotel “Megi”, Golem, sulmuesi Shend Kelmendi, portieri Visar Bekaj dhe mesfushori, Lorik Boshnjaku.

Tani më skuadra është komplete dhe mungon vetëm mbrojtësi Ardian Ismajli i cili me leje të klubit tonë, ndodhet në prova të Hajdukut të Splitit.