Kompletohen ndeshjet gjysmë finale të Kampionatit Botëror “Kina 2019”

Janë kompletuar gjysmë finalistët e Kampionatit Botëror në basketboll.

Sot, ShBA pësoi humbje nga Franca, kurse në takimin e radhës, Australia siguroj plasmanin tutje duke e mposhtur Çekinë, shkruan Gazeta Olle.

Kështu dy takimet gjysmë finale të botërorit “Kina 2019”, janë:

Spanja – Australia

Argjentina – Franca

Takimet gjysmë finale do të zhvillohen të premten, kurse finalja dhe ndeshja për pozitën e tretë të dielën.