Kompania serioze merr drejtimin e klubit kosovar

Klubi i Minatorit të Magurës i cili bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll është bërë me sponsor të ri.

Kompania ‘Prishtina e Re’ e ka marr drejtimin e klubit kosovar.

Lajmi konfirmohet për Zëri nga drejtuesit e klubit.

Trajneri Faruk Statovci shprehet i lumtur me këtë fakt.

“Jam shumë i lumtur pasi që kemi të bëjmë me një kompani shumë serioze dhe me pronar shumë serioz si Mentor Bytyqi. Besoj fuqishëm se do ta bëjmë një skuadër të fuqishme”, ka deklaruar Faruk Statovci.

Minatori është kandidat kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë.