Zyrtare: Kompania gjermane “Rahmer” e merr në dorë klubin kosovar

Kompania gjermane, “Rahmer” e merr në dorë klubin e KEK-ut që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Gjermanët nuk kishin gjetur gjuhë të përbashkët me kryesinë e klubit të Gjilanit dhe tani janë kyçur te klubi i KEK-ut.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje është bërë sot me ç’rast është mbajtur edhe takimi fillestar i Bordit të KEK-ut i udhëhequr nga gjermani, Bernd Rahmer, raporton Gazetaolle.com.

Lajmi konfirmohet në rrjetin social Facebook nga kryetari i KEK-ut, Istref Klinaku. /Olle

Capture