Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dënon Indinë për shkak të Kosovës

India nuk do të ketë të drejt t’i organizojë evenimentet e rëndësishme sportive për shkak se nuk i lejoi sportistët e dy vendeve për të garuar në vendin e saj

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka suspenduar Indinë nga organizimi i evenimenteve të ndryshme ndërkombëtare sportive, përcjellë GazetaOlle.

Në fakt, shteti indian nuk do të ketë të drejt më të organizojë Kampionate Botërore apo gara edhe më të rëndësishme për shkak se nuk i është përmbajtur kërkesës dhe urdhrit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për t’i lejuar të gjithë sportistët e vendeve tjera të futen në territorin indian.

Në dy vjetët e fundit, India nuk e ka lejuar boksieren Donjeta Sadiku të futet në territorin e saj për të marrë pjesë fillimisht në Kampionatin Botëror për të reja, e më pas edhe në Botërorin për seniore.

Kjo kishte bërë që India të paralajmërohej se mund ta humbë të drejtën e organizimin e kompeticioneve të mëdha ndërkombëtare sportive. /GazetaOlle/