Komisioni për ankesa i FFK-së i refuzon ankesën Samir Sahitit

Futbollistit Samir Sahiti i është refuzuar ankesa e bërë për Komisionin për Ankesa në FFK.

Samiri është ankuar për ish-klubin Besa e Pejës, për të cilët ka konstatuar se nuk është paguar nga klubi pejan.

Më poshtmë mund të gjeni vendimin dhe arsyetimin e Komisionit për Ankesa.

 

V E N D I M

Refuzohet  ankesa e ish lojtarit të FC “ Besa “ nga Peja  Samir  Sahiti  me numër të protokollit  347/1 e dates 24.01.201 si e pabazuar dhe vertetohet vendimi i komisionit të shkallës së parë lidhur me kompenzimin e mjeteve  të papaguara sipas kontratës

 

A r s y e t i m

Komisioni për ankesa  në rastin e  refuzimit të ankesës së palës së ankimuar – vertetimit të vendimit të shkallës së parë  për bazë pati  faktet e ofruara nga ana e FC “ Besa “ nga Peja lidhur me shumat e paguara  në emër të kontratës , vendimin e komisionit për shkëputje të kontratës,  si dhe kontratën e lojtarit të deponuar në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe nga të njejtat  gjeti fakte  së  komisioni shkallës së parë ka zbatuar drejtë dhe me perpikëri  dispozitat juridike nga aktet normative dhe me ketë  refuzon ankesën  e lojtarit Samir Sahiti me numër të protokollit të dates 24.01.2019  si të  pa bazuar dhe  verteton  vendimin e shkallës së parë.