Komisioni i gjyqtarëve vjen me njoftim të rëndësishëm për gjyqtarët e Ligës së Parë dhe të Dytë

Komisioni i gjyqtarëve ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm për gjyqtarët e ligave të para dhe të dyta.

Në njoftimin e lëshuar nga KGj, thuhet se testet fizike për gjyqtarët e Ligës së Parë dhe Ligës së dytë do të bëhen me 17 gusht mga ora 9:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaOlle.

Kurse një ditë më pas po ashtu nga ora 9, testit fizik do t’i nënshtrohen asistentët e dy ligave të lartë cekura.

Njoftimi: Komisioni i Gjyqtarëve njofton se më 17 gusht në orën 9:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbahen testet fizike për gjyqtarët e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë. Ndërkaq, më 18 gusht, po ashtu në orën 9:00, në të njëjtin stadium, këtyre testeve do t’i nënshtrohen asistentët e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.