Komisioni i Garave vjen me vendimin e radhës

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 25.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – java e 27-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj, bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 27-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Drenica” Bekim Xani, me nr lic 169 (motivi-largim nga bankina si pasojë e kundërshtimeve të vazhdueshme ndaj vendimeve të gjyqtarëve, në ndeshjen KF Drenica – KF Drita, e zhvilluar në Skenderaj me datë 23.04.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR 17 dt 25.04.2017 .

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS

Kryetari i Komisionit të Garave

Ismet Ahmeti

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 25.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 23-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në disozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 23-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 23-të të Ligës së Parë – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE

1.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Vëllaznimi”, Veton Doli me nr lib 223 (motivi-fyerje dhe ofendime të vazhdueshme në drejtim të asistentit të parë E.Baliqi në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Vllaznia (P), sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).