Komisioni ‘godet’ ekipet që luftojnë për titull

Komisioni i Disiplinës  në Shqipëri është mbledhur sot, teksa ka marrë vendimet në lidhje me ndeshjen mes Kukësit e Partizanit, duke u dënuar të dyja klubet.

Më së shumti e ka pësuar Partizani, që është dënuar me katër ndeshje pa tifozë, ndërsa kuksianet janë gjobitur. Këto ekipe luftojnë për titullin kampion në Shqipëri.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës për këto dy klube:

1.KF “Partizani”, për sjellje te gabuar te tifozerisë se saj ne mënyrë te përsëritur, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator ne ndeshjet e radhës, bazuar ne nenin 66/2 te KDS. Detyrohet KF “Partizani” te zhdëmtojë stolat e thyer ne stadiumin “Zeqir Ymeri” ne qytetin e Kukësit.

2.KF “Kukësi”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive me pasoje sjelljen e gabuar te spektatoreve te saj, dënohet me 100.000 (njëqindmijë) leke, bazuar ne nenet 65/1 dhe 66/1 te KDS.