Komisioni Disiplinor dënon Feronikelin për lëshime në organizim ndaj Prishtinës

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka dënuar Feronikelin pas ndeshjes ndaj Prishtinës.

Klubi nga Drenasi dënohet me 900 euro, për shkak të lëshimeve në organizim, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Feronikeli nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXXI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Feronikeli – Prishtina e zhvilluar me datë 14.05.2017 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (ku pas ndeshjes pati hudhje të gjasendëve në fushë nga ana e spektatorëve në drejtim të lojtarëve dhe pankinës mysafire, me çrast edhe goditet lojtari Agon Xhaka i klubit të fgutbollit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

loading...