Komisari i Garave ngrit procedurat disiplinore për të padisiplinuarit

Komisari i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ngritur procedura disiplinore për zyrtarët, të cilët sipas tyre ishin të padisiplinuar në ndeshjet e Kupës, të zhvilluara në mesjavë.

Më poshtë mund të gjeni vendimet në original të publikuara nga FFK.

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen  ndeshjet  e Digitalb Kupës së Kosovës (çerekfinalja) në futboll për edicionin 2017/2018  me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Digitalb Kupës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecurinë pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj lojtarit të KF Gjilani, Betim Haxhimusa me nr lic 22 dhe nr ID 000520M92 (motivi-fyerje dhe sharje në referin kryesor të ndeshjes KF Gjilani – KF Vushtrria, e zhvilluar në Ferizaj, me datë 07.03.2018) sipas raportit të peronave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF  Llapi, Muhamet Rexhepi me nr Id 001413m88 (motivi-largim nga bankina për manifestim  jo sportiv ndaj referve fyerje dhe sharje të vazhdueshme në ndeshjen KF Llapi – KF Prishtina si dhe sjelljet e tij të pahijshme gjatë përpilimit të protokolit) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes

 

3.Ndaj lojtarit të KF Llapi, Florim Berbatovci me nr  lic 11 dhe nr Id 000205m89 (motivi-për manifestim dhe sjellje jo sportive dhe shkelje e qëllimshme e portierit mysafir V.Bekaj në ndeshjen KF Llapi – KF Prishtina) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

4.Ndaj përfaqësuesit zyrtar për siguri të KF Vllaznia (P), Agon Pira (motivi- manifestim i sjelljeve të pahijshme, fyerje dhe sharje drejtuar referit kryesor të ndeshjes S.Isufi në ndeshjen KF Vllaznia (P) – Besa, e zhvilluar në Ferizaj, më datë 05.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.