Komike: “Rriqnat”, tifo-grupi i ri i futbollit kosovar

“Rriqnat” pritet të jenë prezent në çdo stadium të Kosovës.

Kësaj radhe jo për të ‘pickuar’ dikë, por për ta përkrahur klubin e zemrës Malishevën, shkruan Gazeta inFokus.

Në rrjetin social Facebook, anëtarë të këtij grupi kanë njoftuar për emrin e ri.

Me herët ata janë quajtur ‘çeliku’, emër i cili kishte ndarë tifozerinë në dysh.

Emri ‘çeliku’ e kishin vënë pasi komandanti i tyre, tash politikan, Fatmir Limaj e kishte bartur këtë nofkë gjatë luftës.

Emri i ri ‘rriqnat’ ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, por futbollistët e Malishevës do t’i kenë në çdo ndeshje me vete ata.

Kujtojmë se Malisheva është promovuar për herë të parë në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndërsa, ky vend njihet për praninë e rriqrave dhe kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që tifozët kanë vendosur për këtë emër.