KOMIKE: Portieri largon topin me dorë, Suarez kërkon penallti!

Luis Suarez njihet si një prej futbollistëve që proteston më së shumti ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Duket që protestat ndaj arbitrave, janë shndërruar në instikt për uruguaianin e Barcelonës, pasi që reagon pothuajse pas çdo vendimi që është në favor të ekipit kundërshtar, përcjellë Gazeta Olle.

Pak minuta më parë, ai ka reaguar në mënyrë qesharake pasi portieri i Kilit largoi topin me dorë në këndore.

Në mënyrë komike, Suarez për një moment ngriti duart dhe kërkoi penallti.

Gjesti i tij po bën xhiron e botës në Tëitter.

Kili dhe Uruguai po luajnë në kuadër të ndeshjes së tretë të grupeve në Ligën e Amerikës. /Gazeta Olle/