Komike: Klubi i Ligës së Parë në procedurë, shikoni çfarë i ka bërë protokollit zyrtar të ndeshjes

Komisioni i Garave ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubit të Deçanit për një arsye vërtetë qesharake.

Zyrtarët e klubit e kanë plotësuar protokollin e ndeshjes me stilo-laps, që është në kundërshtim me propozicionet e garave, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kjo ka ndodhur në ndeshjen e deçanasve me Ramiz Sadikun më 17 maj.

“Inicim të procedurës ndaj KF “Deçani”: Motivi- plotësimi i protokolit me stilo-laps i cili është në kundërshtim me propozicionet e garave në ndeshjen KF Deçani – KF Ramiz Sadiku, e zhvilluar në Deçan me datë 17.05.2017, sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së.