Komedia e vitit në Ligën e Parë: Vitia ndërron dy trajnerë para fillimit të kampionatit

Se çuditë lindin në Kosovë kjo tashmë nuk do edhe shumë diskutim. 

Hasan Krasniqi është trajneri më jetëshkurtër në historinë e futbollit kosovar, pasi që nuk ka arritur të drejtojë ekipin e Vitisë më shumë se 20 ditë, teksa është larguar ende pa filluar kampionati, shkruan Gazetasheshi.com.

Krasniqi dhe Vitia kanë ndërprerë bashkëpunimin ende pa e nisur mirë atë, teksa klubi nga Liga e Parë e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Arsim Abazi mund të jetë pasues i Krasniqit, megjithëse klubi është duke negociuar për timonierin e ardhshëm.

Aktualisht stërvitjen po e drejtojnë kapitenët e ekipit.

Krasniqi ishte emëruar në fillimin e muajit korrik si trajner i ekipit, pasi që drejtuesit e klubit nuk kishin rënë dakord me trajnerin gjilanas Milaim Zuzaku.

Deri më tani FC Vitia ka zhvilluar disa duele kontrolluese, teksa së fundmi ka mposhtur Lepencin me rezultat bindës 0-3.