Kombëtarja shqiptare zgjodhi kapitenin e ri

Pas tërheqjes së Lorik Canës nga Kombëtarja, shiriti i kapitenit do t’i kalojë Ansi Agollit. Ish-mbrojtësi i Tiranës e provoi edhe në Europian të udhëhiqte përfaqësuesen kuqezi si kapiten në takimin kundër Francës dhe Rumanisë.

Ndërkohë që së fundmi, Agolli ka marrë sërish situatën në kontroll, pas grumbullimit të Kombëtares në kryeqytet.

Mbrojtësi i majtë ka postuar një foto në profilin zyrtar të tij në Facebook në shoqërinë e Hysajt, Shehit, Lilës, Hykës, Veselit, Sadikut dhe Cikalleshit, duke konsumuar kafe në hotelin ku është akomoduar skuadra kombëtarja shqiptare.

Agolli përveç se për kualitet në fushën e lojës shquhet edhe si një element i rëndësishëm për ekipin kuqezi në vendosjen e frymës së duhur dhe pozitive brenda skuadrës, ndërsa postimi i kësaj fotoje e dëshmon më së miri edhe një herë tjetër këtë gjë, shkruan Superliga Shqiptare.