Kombëtarja shqiptare luan miqësore me Bosnjën e Hercegovinën

Kombëtarja shqiptare ka siguruar kundërshtar për ndeshjen e 28 marsit, datë e lirë nga FIFA për miqësore.

Kundërshtari i tyre është Bosnja e Hercegovina. Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”, njofton FSHF, raporton Gazeta Olle.

Katër ditë më parë, Shqipëria është mysafire e Italisë, në ndeshjen që zhvillohet në Palermo në kuadër të kualifikimeve për botëror.